Nikoliçi në OKB flet sikur Kosova të jetë pjesë e Serbisë
Pëlqej
Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç në fjalimin e tij në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara ka folur me një "gjuhë shoviniste" kundrejt Kosovës.

Ndërkohë që ka një realitet ku Kosova është shtet i pavarur që në vitin 2008 dhe i njohur nga mbi 100 shtete të botës, Nikoliç nuk heziton ta konsiderojë Kosovën si "pjesë e territorit të shtetit të Serbisë".

Nikoliçi po ashtu ka thënë në OKB se "prioritet nacional i Serbisë, është ruajtja e paqes në Kosovë".

“Serbia shumë mirë e kupton problemin e sigurisë me të cilin po përballet aktualisht bota, pasi është provuar me aktet e terrorizimit në territorin e saj në Kosovë dhe Metohi”, ka thënë ai, transmeton Indeksonline.

Kreu i shtetit të Serbisë shkon edhe më tej, duke thënë se duke qenë se në "Kosovë dhe në Metohi" ka dalë problemi i luftëtarëve që ikin jashtë të luftojnë, shteti serb do të ndermarrë masa për një gjë të tillë"./albeu.com/


Shtuar më 28/09/2014, ora 17:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori