Nikoliçi dhe Ban Ki Moon-i flasin për Kosovën
Pëlqej
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon ka folur me presidentin e Serbisë, Tomislav Nikoliç për një sërë çështjesh.

Ata kanë këmbyer ide lidhur me proceset integruese të Serbisë në BE dhe për dialogun që Beogradi po e zhvillon me Prishtinën.

Shefi i OKB-së i ka sugjeruar Nikoliçit që të vijohet me dialogun Kosovë - Serbi, transmeton Presheva Jonë.

Të dy bashkëbiseduesit gjithashtu ndanë ide lidhur me situatat aktuale botërore, si ajo në Lindjen e Mesme, por edhe në Ukrainë.

Ban e përgëzoi Nikoliçin për masat që shteti i Serbisë ka marrë lidhur me përmbytjet që e kanë përfshirë vendin. /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2014, ora 10:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori