Nikoliç-Vatikanit: Faleminderit që nuk e njihni Kosovën
Tomislav Nikoliç dhe Kurt Koch
Presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliç, gjatë bisedës me të dërguarin e Papës Kurt Koch, ka falënderuar Vatikanin për qëndrimin ndaj Kosovës.

Siç njofton gazeta serbe "Blic", Nikoliç ka falënderuar Vatikanin që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

"Kjo përkrahje do të thotë shumë për ruajtjen e shtetit dhe të popullit si dhe për rrënjët e krishtera të Kosovës si pjesë integrale e Serbisë", ka thënë presidenti serb.

Ai është shprehur se Serbia dhe Vatikani kanë qëndrime të përbashkëta për sfidat me të cilat përballet sot bota. /albeu.com/
Shtuar më 28/05/2015, ora 17:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori