Nikoliç propozon Daçiçin si kryenegociator
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç ka theksuar sërish se do të propozojë për kryenegociator në bisedimet me Prishtinën, kryeministrin serb, Ivica Daçiç.

Në një program të televizionit serb, B92, ka bërë me dije se të hënën do të takohet me qeverinë dhe do ta propozojë kryeministrin për ta udhëhequr ekipin. i ka thënë se po qe se qeveria i kërkon që Nikoliç të marrë pjesë në bisedime, ai do ta bëjë këtë, por sipas tij, kusht për një gjë të tillë do të ishte, që “të mos bisedojë” me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin. /albeu.com/

Shtuar më 08/10/2012, ora 09:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori