Nikoliç numëron "padrejtësitë" që Kosova i ka bërë Serbisë
Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, ka thënë se, Serbia është rast unik në Evropë për shkak se i është marrë një pjesë e territorit, duke iu referuar Kosovës, dhe qytetarët që kanë jetuar atje janë detyruar të largohen.

Sipas tij, padrejtësi tjetër në adresë të Serbisë është edhe nëse UNESCO e Kombeve të Bashkuara e pranon Kosovën në gjirin e saj si anëtare dhe e njeh shtetësinë e saj.

"Serbia është vendi i vetëm në Evropë, që pasi që i janë marrë disa pjesë të territorit, i janë larguar qytetarët dhe kanë ndodhur vrasje pa u ndëshkuar, tani po përballet me përpjekjet që t’i merret trashëgimia kulturore e cila është në mbrojtje të UNESCO-s", ka thënë presidenti serb Tomislav Nikoliq në New York, raporton Tanjug.

Në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Nikoliç ka thënë se "shqiptarët e Kosovës i kanë shkatërruar 140 kisha ortodokse serbe dhe manastire që nga viti 1999. Sipas konventës së UNESCO-s, krime kundër trashëgimisë kulturore janë kryer në Kosovë. Në emër të administratës së Prishtinës, Shqipëria ka paraqitur një kërkesë në UNESCO që trashëgimia serbe të deklarohet sikur e Kosovës dhe e shqiptarëve. Kjo do të ishte një shpërblim për ata që i kanë shkatërruar manastiret me qëllim që të margjinalizojnë rëndësinë e serbëve në Kosovë dhe krijimin e një identiteti të ri kulturor përmes historisë së dikujt tjetër"

"Kjo kërkesë paraqet një precedent të rrezikshëm pasi që kjo e hapë mundësinë për legalizimin e dhunës ndaj identitetit kombëtar, kulturor e fetar të çdo kombi", ka përfunduar presidenti serb Tomislav Nikoliç. /albeu.com/

Shtuar më 02/10/2015, ora 10:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori