Nikoliç: Nuk do ta njohim as Kosovën, as Krimenë
Pëlqej
Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç është shprehur se Serbia është kundër konfliktit në Ukrainë dhe shpreson që në këtë vend të arrihet paqja.

Sipas tij, Serbia në Krime dënon dhunën, nga cilado palë që të vijë ajo.

Nikoliç theksoi se Ukraina po lufton veçse kundër qytetarëve të vet në lindje të vendit.

Kreu i presidencës së Serbisë vlerësoi se shteti serb është kundër si njohjes së mundshme të Krimese, ashtu edhe të Kosovës.

Nikoliç tha se pavarësisht qëndrimit të Beogradit zyrtar lidhur me Ukrainën, nuk ka asnjë prishje marrëdhënie ne relacionin mes Rusisë dhe Serbisë./albeu.com/

Shtuar më 14/08/2014, ora 17:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori