Nikoliç: Njohja e Kosovës nuk është kusht
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç, ka thënë se fillimi i negociatave të Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Europian nuk është i kushtëzuar me njohjen e pavarësisë së Kosovës.

"Bashkimi Europian ka pesë shtete anëtare që nuk e kanë njohur. Atëherë një vend mund të bëhet anëtar edhe pse nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe Metohisë”,-ka thënë Nikoliç, në një intervistë për të përditshmen kroate "Jutarnji List".

Sipas tij, Serbia ka qenë e suksesshme në shprehjen e pikëpamjes së tij se pavarësia e vetëshpallur e Kosovës nuk mund të njihet. Por, vendi mund të marrë pjesë në bisedime me institucionet e Prishtinës me synimin e normalizimit të jetës së qytetarëve dhe krijimin e institucioneve demokratike.

“Nëse populli do ta ndryshonte Kushtetutën dhe do ta mirrte vendimin, atëherë unë do të pajtohesha me atë që vendos populli, ose si dikush që nuk pajtohet, do të rrija mënjanë dhe t’u lëshoj rrugën atyre që janë në gjendje ta drejtojnë Serbinë në kushte të tilla”, ka thënë më tej presidenti serb. /albeu.com/
Shtuar më 07/10/2013, ora 11:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori