Nikoliç me dokument për çështjen e Kosovës
Presidenti i Serbisë Tomisllav Nikoliç ka biseduar me kryeministrin Aleksandar Vuçiç rreth propozimit për zgjidhjen përfundimtare për çështjen e Kosovës, duke u shprehur se dokumenti i hartuar dhe që do të prezantohetqeveri, do të ketë pëlqimin e dyanshëm.

"Bashkë do të dakordohemi me atë që do ta dërgojmë në qeveri, sepse ndryshe nuk ka kuptim që në qeveriprezantohet çfarëdo materiali nga presidenca me të cilin Aleksandar Vuçiq nuk do të pajtohej plotësisht", ka thënë Nikoliç për "Tv Prva", citon Zëri.

Presidenti serb shtoi se "nëse puna është që kryetari i Serbisë të dal para qytetarëve dhe të thotë se sa e vështirë është zgjidhja për Kosovën, sikur kryeministri që pati guximin të thotë se e vështirë është zgjidhja për situatën ekonomike në vend, atëherë jam plotësisht i gatshëm të marr një rrezik të tillë".

Ai u shpreh të jetë i sigurtë që sikur shqiptarët ta pranonin një dokument të tillë, Serbia do të ishte anëtare e BE-së qysh gjatë mandatit të tij.

Nikoliç shprehet se "kjo çështje duhet hapur menjëherë, dhe të ndodhë çka të ndodhë. Nëse nuk na duan për shkak se nuk e kemi pranuar pavarësinë e Kosovës, atëherë le të na i tregojnë". /albeu.com/


Shtuar më 03/01/2015, ora 17:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori