Nikoliç: Kurrë nuk do të heqim dorë nga Kosova
Presidentja e Serbisë Tomislav Nikoliç ka uruar qytetarët e Serbisë pasi Kosova nuk u anëtarësua UNESCO. Ai e ka përgëzuar edhe Qeverinë e Serbisë, për siç ka thënë, investimin shumë të madh diplomatik dhe për mos heqje dorë as kur dukej se çdo gjë ishte humbur.

"Serbia ka shumë miq në botë të cilët miqësinë nuk bazojnë në vëllimin e këmbimit tregtar dhe në forcën e armëve, por në sjelljen e popujve dhe të shteteve. Kjo fitore nuk është arritur me para por me respektimin që i bëhet shtetit dhe popullit tonë. Ky është vazhdim i luftës për Kosovën dhe shenjë e qartë për të gjithë se nga krahina jonë jugore nuk do të heqim dorë kurrë", ka thënë Nikoliç, njofton Kurir i Beogradit.

"Kjo është fitore morale dhe e drejtë në kushte gati të pamundshme, kur shpesh ajo që është e drejtë nuk mund të llogarisë në përkrahjen e shumicës", ka thënë ai. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2015, ora 16:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori