Nikolic: Ka njerëz në qeveri që do e njihnin Kosovën
Në një intervistë për të gazeten serbe "Novosti", president Tomislav Nikolic ka thënë se, brenda Qeverisë së Aleksandar Vucic ka persona që do të dorëzoheshin nga presioni i fuqive të mëdha, dhe për t’ia lehtësuar vetes punën, do të hiqnin dorë nga, siç shprehet ai, sovraniteti dhe integriteti territorial i Serbisë, duke njohur Kosovën si shtet.

"Supozojmë se në Qeveri ekzistojnë persona që do ta njihnin Kosovën, për të hequr barrën nga supet për ta përmbyllur kështu një kapitull. Nuk dyshoj te kryeministri, apo te njerëzit që kanë pozita të larta funksionare, por ka shumë të tillë që mendojnë se do të ishte më lehtë që t’i udhëhiqnin resortet e tyre, nëse nuk do të kishin obligim t’i respektojnë interesat nacionale serbe dhe do të kishin benefite nga anë të ndryshme", ka thënë presidenti serb Tomislav Nikolic. /albeu.com/
Shtuar më 05/12/2015, ora 14:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori