Nikoliç dekoron ushtarakun francez që i shërbeu Millosheviçit
Pëlqej
Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç ka dekoruar ushtarakun francez, Pierre-Henri Bunel, i cili ndihmoi Millosheviçin për të krijuar "Serbinë e Madhe" dhe se nuk mbrojti qoftë dhe njëherë shqiptarët që po vriteshin në luftën e Kosovës dhe as NATO-n.

Bunel, për aktet e tij kundër civilëve dhe dhënies krah të luftës e makinerisë ushtarake vrastare të Millosheviçit është dënuar me burg për dy vjet edhe nga Gjykata Ushtarake Franceze, për "tradhëti dhe spiunazh", njofton Presheva Jonë.

Portali në fjalë madje disponon edhe dokumenta që e nxjerrin Bunelin të ketë qenë një spiun i Serbisë, që luftoi deri në fund në shërbim të genocidit serb mbi shqiptarët në Kosovë dhe mbi boshnjakët.

Edhe Nikoliç e dekoroi atë me "akt heroik", ç'ka nënkupton kontributin e tij të vyer pro-serb, në një kohë që makineria nacionaliste e Millosheviçit bënte kërdinë në mbarë Jugosllavinë. /albeu.com/


Shtuar më 17/08/2014, ora 12:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori