Nikoliç në OKB: Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën!
Presidenti serb Tomislav Nikoliç ka deklaruar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së se qëllimi kryesor i Serbisë është të ruaj paqen dhe stabilitetin në rajon.

Ai iu ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndikojnë në Kosovë që sa më shpejt të themelohet Asociacioni i Komunave Serbe.
Nikoliç ka theksuar se Serbia nuk do ta njohë Kosovën.

“Edhe një herë dua të jem i qartë-Serbia nuk do ta njoh Kosovën. Nuk ka asnjë vendim as nga ana e OKB-së që thonë se Kosova nuk është pjesë e Serbisë. Për mua provokim është që të gjithë përfaqësuesit e administratës së përkohshme në Prishtinë thonë se Kosova është shtet i pavarur”, ka thënë Nikoliç. /albeu.com/


Shtuar më 27/02/2017, ora 19:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori