Lëvizja “Vetëvendosje” ka shprehur dhimbjen për tragjedinë që ndodhi në fshatin Restelicë të Dragashit, ku si pasojë e një orteku të madh të borës humbën jetën disa banorë të këtij fshati.
“Ne si Lëvizje ‘Vetëvendosje’ ndjejmë keqardhje tё madhe pёr kёtё rast fatal dhe u shprehim ngushёllime familjarёve tё
viktimave. Po ashtu, u bёjmё thirrje tё
gjitha institucioneve tё vendit qё me tё
gjitha kapacitetet tё jenё nё shёrbim tё qytetarёve kudo qё ka nevojё nё kёto momente tё vështira”, thuhet në një komunikatë të “Vetëvendosje”.
Edhe Kuvendi Rinor i Kosovës u ka shprehur ngushëllime familjeve për humbjen e familjarëve të tyre në tragjedinë e Restelicës dhe ka ftuar të gjithë popullin e Kosovës të solidarizohen e të qëndrojnë të bashkuar në këto momente të vështira.
Nga ana tjetër, pas gjendjes së krijuar nga reshjet e pandërprera të borës që përveç, bllokimit të shumë vendbanimeve dhe të qarkullimit në të
gjitha akset kryesore të vendit, ka marrë edhe viktimat e para, kryetari i LDD-së, Nexhat Daci, ka vendosur që ta shtyjë manifestimin solemn me rastin e pesëvjetorit të themelimit të LDD-së që ishte paraparë të mbahej të dielën.
“LDD u shpreh ngushëllime familjarëve të
viktimave të humbura nga kjo tragjedi. LDD komplimenton FSK-në për ndihmën e dhënë”, thuhet në një kumtesë të kësaj partie.
Edhe zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka shfrytëzuar profilin e tij në Facebook për të ngushëlluar familjet e
viktimave.
“Ngushëllimet më të sinqerta familjeve për viktimat në Restelicë të Sharrit, shpresojmë që të zhdukurit tjerë të gjinden të gjallë”, shkruan në profilin e Pacollit.
Shtuar më 12/02/2012,
ora 00:12