“Ngucemi nga pak por pajtohemi prapë”, komenti epik pas rrahjes në LDK
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), si dhe kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, në emisionin “Zyra e Ankesave”, foli për përleshjet që po ndodhin në LDK si dhe për disa probleme në fshatrat e Istogut.

Rugova tha se shumë shpejt këto veprime që po ndodhin në LDK do të ndërpriten, pasi siç tha ai këto nuk janë forma veprimi të LDK-së.

“Kapak dikush na akuzoi, na ngucëm nga pak mes veti por prapë pajtohemi. Këto janë normale – demokraci. LDK nuk i ka këto format e veprimit dhe shumë shpejt do të ndërpriten”, ka thënë ai.

Ndërsa, për problemin e kanalizimit të fshatit Rakosh, ai tha se edhe kjo do të rregullohet.

“Janë bërë disa aktivitete aty dhe në fshatrat përreth. Duhet të pastrohet, të rregullohet dhe të intervenohet aty. Ai kanalizim është pak delikat sepse poshtë rrugës kalon një përrua dhe po bllokohet, edhe qytetarët po e bllokojnë vet”, u shpreh Rugova.
Shtuar më 18/06/2019, ora 11:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori