"Ngrijnë" deklaratat për heqjen e vizave në Kosovë
Ministrja Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, ka deklaruar se duhen siguruar shumica e votave të nevojshme për liberalizimin e vizave në Këshillin e Ministrave të BE-së, në të kundërt votimi mund të shtyhet.

Votimi i kësaj çështje është parashikuar që të bëhet në në dhjetor por që mund të shtyhet deri në një qëndrim pozitiv të të gjithë shumicës.

“Nëse nuk ka shumicë gjatë votimit për liberalizimin e vizave te Këshilli i Ministrave vendimi për votim shtyhet derisa nuk merret qëndrimi pozitiv i shumicës së anëtarëve të Këshillit të Ministrave. Procedurat nuk kthehen prapa dhe konsideroj se shembulli i kthimit në proces deri më tani nuk ka ngjarë, as në rastin tonë nuk do të ngjajë”, ka thënë Hoxha në një intervistë për mediat kosovare. /albeu.com/
Shtuar më 24/10/2018, ora 10:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori