Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve Sali Asllanaj, në cilësinë e kryetarit të
Komunës së
Suharekës, Sherif Berisha, në
cilësi të
drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Suharekë, dhe Milazim Hajdari, në
cilësi të
drejtorit të SHFMU “Bajram Curri” në fshatin Nishor, Komuna e
Suharekës, për shkak se kanë kryer secili veç e veç veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga Neni 422, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së
Kosovës.
Sipas aktakuzës, të pandehurit dyshohen se duke e shfrytëzuar pozitën zyrtare, i tejkalojnë kompetencat e tyre me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për personin tjetër, lidhur me Marrëveshjen për Mirëkuptim dhe Bashkëfinancim ndërmjet
Komunës së
Suharekës dhe OJQ-së “Kosovo Hope” për projektin “Transporti i nxënësve”, duke shkelur Ligjin e Prokurimit Publik nr.04/L-042, Ligjin për menaxhimin e financave publike nr.03/L-048, si dhe Rregulloren financiare nr.01/2013, me ç'rast i shkaktojnë dëm buxhetit të
Kosovës në shumën totale prej 10.556.00 €.
Shtuar më 05/11/2018,
ora 11:59