Ngricat në rrugë, aksidentohen 6 makina (FOTO LAJM)

Gjashtë automjete janë aksidentuar mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, pranë fshatit Bardhosh, si pasojë e ngricave dhe akullit në rrugë. Për shkak të rrëshkitjeve 6 automjete përfunduan në kanalet anash rrugës, ndërsa dy persona humbën jetën.

Sipas policisë, 14 persona të tjerë janë lënduar në tri aksidente rrugore që kanë ndodhur në fshatin Shkabaj të Obiliqit.

Zëdhënësi rajonal i Policisë së Kosovës në Prishtinë, Agron Borovci, tha për gazetën "Tribuna" se në tri aksidente trafiku që kanë ndodhur rreth orës 07:00, dy persona kanë humbur jetën ndërsa 14 të tjerë kanë marrë lëndime trupore. /albeu.com/
Shtuar më 19/01/2015, ora 10:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori