Ngjashmëria e urimit të festës së Bajramit midis Haradinajt dhe Rugovës
Pëlqej
Me rastin e festës nga urimet e kryetarëve të partive vetëm kandidati për kryeministër i koalicionit fitues PAN, Ramush Haradinaj në urimin e tij festën e Bajramit e ka quajtur si Bajram i Vogël ndërsa të gjithë kryetarët e tjerë të partive i janë referuar si Kurban Bajrami, shkruan albeu.com.

"Të gjithë qytetarëve të besimit islam, gëzuar Festa e Bajramitvogël! Këto momente feste, na e forcojnë njerëzoren në ne, dashurinë ndaj njëri tjetrit, dhe sakrificën si çmim!
Besimi në hyjnoren gjithmonë ka qenë në shërbim të njerëzores, prandaj le të na shërbejë kjo festë, për ta parë se sa jetike për ne është dashuria ndërmjet nesh, toleranca ndaj të ndryshmëve, dhe paqja e përbotshme. E gëzofshi me fat Bajramin e Vogël!" thuhet në urimin e Haradinajt.

Ndërkaq termi "Bajram i Vogël" i përdorur nga Haradinaj është përdorur edhe nga ish presidenti i ndjerë i Kosovës, Ibrahim Rugova.

Sipas një frazë e huazuar nga urimi i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova me rastin e Bajramitvogël me daten 9 Janar 2005, thuhej: “Të gjithë qytetarëve të Kosovës u shpreh urimet e mia të përzemërta me rastin e festës së BajramitVogël.

Festa e BajramitVogël është ditë e sakrificës, e solidaritetit dhe e fuqisë së besimit në Zotin. Gjithashtu është ditë e mirëkuptimit dhe e paqes në vendin tonë.”

E megjithatë termi "Kurban Bajrami" është shqiptarizuar e kjo duket qartë nga urimet e qytetarëve të cilët të gjithë pothuajse e kanë përdorur./albeu.com/
Shtuar më 01/09/2017, ora 14:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori