Metoda djallëzore që dyshohet se u përdor për të shpërthyer avionin e Prigozhin

Tani që vdekja e Yevgeny Prigozhin nga rrëzimi i avionit ku ndodhej bashkë me 6 figura të tjera me pozitë të grupit Wagner, është konfirmuar nga autoritetet ruse, në dritë po dalin hipoteza për atë çfarë shkaktoi rrëzimin e avionit.

Në postimet e mbrëmshme në llogaritë e Wagner në Telegram akuzoheshin tradhtarët e Rusisë (indirekt Vladimir Putin) se përdori sistemin e mbrojtjes ajrore në Moskë për ta rrëzuar avionin.

Hipotezat variojnë edhe nga problemet e motorit deri te goditja me raketat tokë-ajër, por një tjetër teori ka ish-oficeri i inteligjencës britanike, Christopher Steele.

Thashethemi se pasagjerëve të avionit iu është dhuruar një arkë me verë, e cila më vonë shpërtheu, sipas tij qëndron dhe ka kredite të forta.

Sigurisht që është një punë e brendshme, unë sugjeroj se ishte një bombë e vendosur në një arkë vere”, tha eksperti për Sky News.

Ky është një lloj fundi ironik për ish-kuzhinierin e Putinit”, shtoi ai.

Sakaq, në Shën Petersburg, aty ku Prigozhin ka lindur, ka nisur edhe vendosja e kurorave me lule në nder të figurës së tij jashtë selisë së grupit Wagner.

Prigozhin duket se është një figurë e dashur për shumë njerëz në Shën Petersburg, pasi edhe shumicën e mercenarëve e kishte rekrutuar nga vendlindja e tij. /albeu.com


Shtuar 24.08.2023 11:11

Tags: