Ngatërrohet vula, mbyllet vendvotimi për 30 minuta
Vula e vendvotimit në Gjimnazin "Vëllezërit Frashëri" është ngatërruar me vulën e një qendre tjetër të votimit.

Në Gjimnazin "Vëllezërit Frashëri" të Deçanit është ngatërruar vula e vendvotimit me një vulë të një qendre tjetër ku po votohet.

Për shkak të ngatërrimit të vulës kjo qendër është mbyllur për 30 minuta, derisa është pajisur me vulën që duhej.

Problem të njëjtë ka pasur edhe në Shkollën Fillore “Lidhja e Prizrenit” në Carrabreg.

Votat e atyre që kanë votuar deri në mbylljen e qëendrës dhe sigurimin e vulës së saj janë shpallur të vlefshme.


Shtuar më 22/10/2017, ora 11:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori