Ngacmonte ish-gruan, arrestohet emigranti
Pëlqej
Policia e Prizrenit ka arrestuar një burrë i cili dyshohet se ka ngacmuar ish-bashkëshorten e tij.

Policia ka bërë të ditur se i arrestuari jeton jashtë Kosovës, por disa herë ka ardhur në Kosovë dhe ka ngacmuar ish-bashkëshorten e saj, e cila tashmë e ka njoftuar policinë.

“Në orët e mbrëmjes, gruaja ka denncuar në Polici pasi ndjehej e ngacmuar dhe e rrezikuar nga ish bashkëshorti i saj i cili jeton në një shtet perëndimor e që disa herë kishte ardhur afër oborrit të saj”, thuhet në njoftimin e policisë nga rajoni i Prizrenit.

Policia e Stacionit Policor “Veriu” kanë dalë në vendin e ngjarjes me ç’ rast e kanë identifikuar të dyshuarin i cili në ato momente kishte në duar një palë dylbi.

I njëjti është arrestuar dhe ndaj tij, prokurori i shtetit, e ka nënshkruar vendimin për ndalim policor.
Shtuar më 12/10/2017, ora 23:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori