Demokracia në Veprim përmes ekipeve mobile ka vazhduar të vëzhgoj procesin e
votimit në Komunën e Istogut, ku është duke u rivotuar për kryetar të komunës. Në përgjithësi procesi i
votimit ka vazhduar të rrjedhë normalisht, përderisa qytetarët kanë pasur mundësi të votojnë të papenguar, përcjell Albeu.com.
Përveç parregullsive për të cilat janë raportuar në pjesën e paradites, e që ka vazhduar të përcjellë procesin edhe pasdite, ka qenë votimi me asistencë. Në disa prej vendvotimeve vëzhguesit tanë kanë raportuar për asistencë deri në 20% të numrit të përgjithshëm të votuesve që kanë votuar në ato vendvotime.
Në
vendvotimin 0606C/04R, në
fshatin Vrellë, gruaja i ka treguar fletëvotimin e plotësuar burrit të saj, pasi i njëjti fillimisht kishte deklaruar se gruas së tij i duhet asistencë në votim. Mirëpo nuk i është lejuar pasi nuk kishte me vete dokumentin e identifikimit.
Në tri raste është vërejtur votim me dokumente të identifikimit të cilat nuk parashihen me Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme, siç është Certifikata e lindjes e cila nuk ka fotografi të votuesit.
Rast më eklatant është në Qendrën e
Votimit 0623C, në
fshatin Cerkolez, ku një votues është lejuar të votojë me pasaportë të ish-Jugosllavisë.
Në
vendvotimin 0608C/02D, në
fshatin Rakosh është evidentuar një
rast i
votimit të hapur.
Në qendrën e
votimit 0617C/01R, në
fshatin Turbuhovc një votues ka treguar hapur preferencën e tij.
Rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në
fshatin Banjë e Pejës në
vendvotimin 0602C/04R. Në të njëjtin vendvotim, punën e zyrtarit për spërkatje të gishtërinjve e kryente një vëzhgues./albeu.com/
Shtuar më 17/12/2017,
ora 18:33