Nga sot rritet pagesa e Kontrollit Teknik për automjetet në Kosovë
Nga 1 qershori, të gjitha veturat në vend, përveç kontrolleve teknike, duhet të bëjnë edhe matjen e gazrave që lirojnë.

Kjo u bë e ditur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, e cila tha se kjo është e caktuar me udhëzim administrativ.

Me testimin e këtyre gazrave, qytetarëve të Kosovës u shtohet edhe një barrë.

Qytetarët përveç që do të paguajnë kontrollet teknikeautomjeteve sipas përcaktimeve të mëhershme të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, nga tani do të paguajnë edhe çmimoren për testim të gazrave për secilën kategori të mjeteve motorike

Ndonëse ky vendim ishte paraparë të fillonte së aplikuari nga muaji shkurt, ai është shtyrë me kërkesë të shumë qendrave të kontrolleve teknikeautomjeteve.

Ky vendim po përkrahet nga ambientalistët, të cilët thonë se me të, mjedisi do të jetë më i pastër.

Nisma e ministrisë po përkrahet edhe nga qytetarët. Por, ka të atillë që janë skeptikë në lidhje me të.

Shuma për një kontroll të tillë të automjeteve ende nuk është bërë e ditur, derisa pritet të përfshihet në totalin e kontrollimit teknik.

Ky kontroll pritet t’u realizohet rreth 400 mijë veturave në Kosovë, derisa, sipas njoftimit të ministrisë, veturat që nuk posedojnë kontrolle të tilla, nuk do të mund të regjistrohen.
Shtuar më 01/06/2019, ora 22:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori