Nga sot, nuk ka më kumar në Kosovë
Sot (e premte), zyrtarisht hyn në fuqi Ligji për Ndalimin e Lojërave të Fatit, i miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 28 mars 2019.

Se nga e premtja nuk do të ketë lojërat e fatit e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Valentina Bytyçi.
“Po sot shfuqizohet ligji për lojërat e fatit”, ka konfirmuar zëdhënësja e ATK-së, Bytyçi.

Ligji që ndalon lojërat e fatit është propozuar nga Qeveria e Kosovës pas dy vrasjeve të ndodhura një në Suharekë dhe një në Lipjan.

Ligji në fjalë ishte botuar në Gazetën Zyrtare më 24 prill, teksa i njëjti konsiderohet se hyn në fuqi 15 ditë pas publikimit aty. Sipas të njëjtit, në Kosovë ndalohen të gjitha lojërat.

Ndërkohë, Administrata Tatimore e Kosovës ditë më parë ka filluar me revokimin e licencave të këtyre bizneseve.
Shtuar më 10/05/2019, ora 08:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori