Nga sot mbani distancë dhe maskë sepse dënoheni 35 euro
Një ndër deputetët më të zëshëm për votimin e ligjit për menaxhimin e pandemsië, deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, përmes llogarië në “Facebook” ka uruar për votimin e këtij lgiji ndërsa ka përgëzuar kryetaren e Kuvendist, Vjosa Osmani e cila propozi këtë ligj.

Duke bërë thirrje të respektohen masat ndaj pandemisë, Avdyli ka treguar edhe nga sa euro mund të dëhnohesh nëse nuk i respekton ato.


“Ky ligj (edhe pse pak i vonuar) rregullon anën ligjore, parandalimin, masat per mbrojtje, testimet, trajtimin, kompenzimet shtesë, por edhe gjobat per shkelësit e ligjit e shumë elemente tjera që do ndihmojnë parandalimin e luftimit të Pandemisë.

#mbajmaskë se tani kushton 35€, #mbajdistancë se kushton 35€ #respektondalimqarkullimin sepse-200€, #respektoizolimin se kushton 500€”, ka shkruar Avdyli.

Shtuar më 14/08/2020, ora 20:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori