Nga rivotimi në Mitrovicë 10 ankesa
Pas rivotimit në Mitrovicë, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka pranuar 10 ankesa të bëra nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese. Kryetari i PZAP-it, Shukri Sylejmani tha se vendimi në lidhje me to do të merret më së voni të enjten në ora 19:00.

Ndryshe KQZ ka kthyer në rinumërim rreth 30 vendvotime të Mitrovicës. Kryetari i PZAP it, Shukri Sylejmani, tha se gjashtë ankesa i ka dorëzuar Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese - BIRN si dhe katër Lëvizja Vetëvendosja.

Megjithë numrin e vogël të tyre, Sylejmani thotë se shqyrtimi do të bëhet brenda afatit ligjor. "Nuk mund të themi se për shkak të numrit të vogël ato mund të kryhen sot ose nesër, ngase vendosja është një proces që nënkupton se duhet të merren sqarime tjera dhe prova tjera edhe nga, për shembull, KQZ-ja, apo QNR-ja. Andaj ne na duhet afati i plotë qysh e ka paraparë ligji, 72 orë", tha Sylejmani.

Megjithkëtë, Sylejmani nuk përjashton mundësinë e dhënies së vendimit edhe para afatit që është të enjten në ora 19:00. Ai nuk dha detaje për natyrën e ankesave dhe mundësinë që vendimet për to të mund ta shtyjnë edhe më shumë procesin. KQZ-ja, ndërkaq, ka marrë vendim për rinumërim të rreth 30 vendvotimeve.
Shtuar më 26/01/2011, ora 11:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori