Nga nesër rifillon qarkullim normal i makinave në Prishtinë
Pëlqej
Nga nesër do të rifillojë qarkullimi normal i makinave pasi ndërpritet masa për ndalim të qarkullimitautomjeteveZonën Qendër.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se prej orës 18:00, të enjten, ndërpritet masa për ndalimin e qarkullimit të makinave në Zonën Qendër, duke thënë se ajri tani është më pak i ndotur dhe AQI (Indeksi i Cilësisë së Ajrit) ka rënë në vlerën 61.

“Duke e pasur parasysh këtë fakt, Komuna e Prishtinës ka marr vendim që nga ora 18:00 e ditës së sotme të ndërpritet masa për ndalimin e qarkullimitautomjeteveZonën Qendër”, ka njoftuar komuna.

Ndryshe, masa e ndalimit të automjeteve për në Zonën Qendër , në kryeqytet është zbatuar nga dita e djeshme. Kjo është bërë për shkak të gjendjes alarmante të ndotjes së ajrit në Prishtinë. /albeu.com/
Shtuar më 01/02/2018, ora 18:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori