Nga momenti në moment pritet të fillojë seanca e jashtëzakonshme për dialogun me Serbinës
Çdo çast pritet të fillojë seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e thirrur për orën 14:00, me iniciativën e 42 deputetëve të koalicionit qeverisës dhe të Partisë Socialdemokrate, për të votuar draft-rezolutën e propozuar nga Partia Socialdemokrate, që ka të bëjë me parimet dhe udhëheqjen e pjesëmarrjes së Kosovës në dialogun me Serbinë.

Në këtë dokument kërkohet që çdo marrëveshje eventuale me Serbinë të kalojë përmes Kuvendit të Kosovës, dhe se çështja e kufirit të Kosovës me Serbinë të mos vihet në diskutime.

Dy partitë më të mëdha opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në seancën e thirrur për këtë rezolutë.

Qeveria ka propozuar që kryetari i partisë Nisma Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministri Fatmir Limaj të marrë rolin e kryesuesit të ekipit negociator.
Shtuar më 15/12/2018, ora 14:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori