Thaçi heq taksat për qytetarët e Preshevës
Pëlqej
Hashim Thaçi
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, është shprehur se nga 21 tetori, qytetarët e Luginës së Preshevës do të mund të hyjnë në Kosovë pa paguar taksë për automjetet e tyre.

Këto komente, ai i bëri në takimin e së mërkurës me përfaqësuesit e shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

“Nga 21 tetori i këtij viti do të hiqen plotësisht taksat për veturat që hyjnë në Kosovë apo dalin dhe këto obligime do t’i marrë Qeveria e Republikës së Kosovës”, ka thënë Thaçi, shkruan radio "Evropa e Lirë".

Sipas komunikatës së Kryeministrisë, Thaçi ka theksuar përkushtimin tij dhe të qeverisë në mbështetje të afirmimit të të drejtave kombëtare të shqiptarëve të Luginës./albeu.com/
Shtuar më 10/10/2013, ora 09:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori