Unë jam i bindur që
Kosova përfiton. Përfiton nga përfaqësimi ndërkombëtar në organizimet rajonale, sepse deri
tani UNMIK-u ka përfaqësuar Kosovën dhe aty ka shkruar UNMIK apo
Kosova nën 1244, kjo ishte
fusnota që është përdorur në Bashkimin Evropian, ka deklaruar ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Prishtinë, Ernst Reichel
“Ka diçka që nuk pajtohem kur e diskutoj çështjen e fusnotës me njerëzit. Njerëzit mundohen të krahasojnë ku dikush dëshiron të jetë, pra situatë ideale 100%, me situatën e tanishme. Ndërsa unë them se është e tmerrshme, nuk kemi 100% por kemi le të themi 60%. Por ajo që dikush duhet të krahasojë është se ku gjendem
tani dhe ku do të gjendem pas kompromisit. Unë jam i bindur që
Kosova përfiton.
Përfiton nga përfaqësimi ndërkombëtar në organizimet rajonale, sepse deri
tani UNMIK-u ka përfaqësuar Kosovën dhe aty ka shkruar UNMIK apo
Kosova nën 1244, kjo ishte
fusnota që është përdorur në Bashkimin Evropian.
Sot shkruan
Kosova, nuk është UNMIK-u në sallë, dhe
fusnota përmban mendimin e GJND-së dhe përmend edhe deklaratën e pavarësisë të Kosovës. Pra a është kjo më mirë se më parë? Natyrisht që është më mirë. Pra, ata që nuk e dëshirojnë këtë, nuk janë duke i shërbyer vendit” ka deklaruar sot Ambasadori Reichel gjatë një ligjërate në Universitetin për Biznes dhe Teknologji (UBT).
Shtuar më 29/02/2012,
ora 19:12