Nga e hëna patentat e Kosovës do të njihen edhe në Maqedoni
​Të hënën pritet të nënshkruhet marrëveshja për njohjen reciproke të patent shoferëve ndërmjet RepublikësKosovës dhe Republikës së Maqedonisë.

Ministria e PunëveBrendshme e RepublikësKosovës dhe Ministria e Punëve të Brendhshme e Republikës së Maqedonisë, do të nënshkruajnë marreveshjen për njohjen reciproke të patent shoferëve.

Në këtë ceremoni pritet të nënshkruhet gjithashtu edhe memorandumi për forcimin e bashkëpunimit në fushën e kontrollit të brendshëm.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje do të bëhet nga ministri i PunëveBrendshmeRepublikësKosovës, z. Ekrem Mustafa, dhe ministri i Brendshëm i Republikës së Maqedonisë, z. Oliver Spasovski.

Ceremonia do të mbahet të hënën me 28 janar, në objektin kryesor Ministrisë së PunëveBrendshme në orën 11:00.


Shtuar më 25/01/2019, ora 15:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori