Nexhat Llumnica kandidat i LB-së në Podujevë
Në vazhdën e nominimeve të kandidatëve për kryetar komunash për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, pas propozimit të degës së Lëvizjes për Bashkim në Podujevë është bërë edhe nominimi zyrtar i z.Nexhat Llumnica – kandidat i LB-së për Kryetar të Komunës së Podujevës.

Aktualisht, Nexhat Llumnica është koordinator i Degës së LB-së në Podujevë dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm. Është kontribuues i madh në zgjerimin dhe forcimin e strukturave të LB-së në këtë komunë.

Lëvizja për Bashkim, kandidaturën e z.Llumnica e konsideron alternativën e vetme serioze për qytetarët e komunës së Podujevës. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2013, ora 17:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori