Nexhat Daci "pajton" Thaçin dhe Haradinajn
Pëlqej
Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj kanë shkuar sot në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovë në promovimin e librit “Lindja e Vështirë e Shtetësisë së Kosovës” të shkruar nga Nexhat Daci, i cili pas përfundimit të luftës në Kosovës, ishte njëri nga top-politikanët e vendit.

Kjo është paraqitja e parë e tyre bashkë, në një event, që prej se u përplasën para disa ditësh në Marinë të Skënderajt për shkak të kufijve. Haradinaj e kishte sulmuar direkt Thacin gjatë një ceremonie rivarrimi në Marinë, ndërkohë që Thaci ia kishte kthyer sulmin në një konferencë për media në Prishtinë.

Por, që të dy sot janë parë në ASHAK, ku kreu i kësaj Akademie Nexhat Daci, dikur kryetar Kuvendi, ka promovuar një libër që ka për temë themelimin e shtetit të Kosovës.

Për këtë event, ka shkruar në Facebook, Kryeministri Haradinaj, i cili në vitin 2004 ishte bërë kryeministër vendi pikërisht për shkak të Nexhat Dacit, i cili kishte ndërmjetësuar koalicionin LDK-AAK.

“Zëri i intelektualëve gjithnjë ka qenë udhëzuesi më i mirë i rrugëtimit tonë përplot sfida deri në liri dhe shtetndërtim. Pata nderin të isha i pranishëm në promovimin e librit "Lindja e Vështirë e Shtetësisë së Kosovës" me autor, Akademikun dhe politikanin e shquar, Nexhat Daci. Vrojtimi i Akademik Dacit, si një politikan largpamës, për shtetkrijimin tonë, do t’u shërbejë brezave, si pikënisje për ta kuptuar më hollësisht historinë e re të Kosovës.RH” ka shkruar Haradinaj.
Shtuar më 15/10/2018, ora 13:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori