Nexhat Daci: AAK do të jetë në qeveri
Lideri i LDD-së, Nexhat Daci, që është pjesë e listës për deputet të AAK-së, është shprehur se kjo parti do të jetë pjesë e qeverisë.

Ai tha se fushata e zhvilluar deri më tani ka qenë përgjithësisht pozitive.

"Objektivisht kjo fushatë është një lloj modeli për rajonin në aspektin e qetësisë, mospërlarjes dhe mosofendimeve që zakonisht i dëgjojmë në rajon. Pra, po mundohet të profilizohet një pjesë e fushatës kah programet dhe kjo është e mirë", ka thënë Daci për "Eopka e Re".

Sipas tij, AAK po bën një fushatë modeste dhe mjaft të mirë, duke orientuar qytetarët tek programi i saj politik dhe jo në sharje apo ofendime kundrejt subjekteve apo kundër-kandidatëve. /albeu.com/

Shtuar më 04/06/2014, ora 11:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori