"NEWBORN" ndryshon sërish pamje në përvjetorin e pavarësisë, cili është mesazhi (FOTO LAJM)

Shpesh jemi mësuar që "Newborn"-i në Prishtinë të ndryshojë ngjyra, duke përcjellë mesazhe të ndryshme.

Me rastin e 12 vjetorit të pavarësisë, monumenti ndryshoi sërish dhe u prezantua nga Fisnik Ismaili.

“Po bahen 21 vjet që neglizhohen, s'pranohen prej shoqërisë, përulen e nënçmohen, përderisa çështja e tyne shukatet. Konsiderohet si marre. Injorohet vazhdimisht fakti që 20,000 janë përdhunue gjatë luftës, derisa ato kanë vazhdue me shumë mund me iu kthye jetës normale, me përbuzjen më të madhe që ua kemi dhanë ne, e që hala s'po bahemi zani i tyne sa duhet [sic],” shkruan Ismaili në Facebook.

Dizajni i ri i Neëborn i është kushtuar viktimave të abuzimit seksual gjatë konflikteve anembanë botës.

“Luftërat e pafundme sjellin shtypje, përdhunime dhe shpërfillje,” shkruhet në një pjesë të monumentit.

Për realizimin e dizajnit të ri dhanë kontributin e tyre Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Medica Kosova, Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave, Drejtësi për të Gjithë dhe në veçanti Vasfije Krasniqi Goodman, e para grua që foli haptazi për përvojën e saj si viktimë e krimeve të luftës në Kosovë, e cila dëshmoi para Kongresit Amerikan.
Shtuar më 17/02/2020, ora 13:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori