New York Times raporton sulmin ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi
Gazeta prestigjoze amerikane ka shkruar sot për sulmin ndaj kryeredaktorit të Gazetës Online Insajderi, Vehbi Kajtazi.
Kajtazi u sulmua sot në Prishtinë, rreth orës 14:30. Sulmin ndaj tij e konfirmoi Policia e Kosovës përmes një njoftimi.

“Një gazetar i njohur kosovar për shkrimet e tij investigative mbi korrupsionin dhe krimin u rrah në një kafene të mbushur me njerëz në qendër të Prishtinës të premten”, ka shkruar sot New York Times, teksa ka përcjellur raportimin e agjencisë së lajmeve Reuters.

“Vehbi Kajtazi drejton faqen e lajmeve Insajderi, i cili është bërë një nga mediat më të besueshme për raportimet hulumtuese mbi akuzat për korrupsion dhe krim nga zyrtarët e lartë të Kosovës”, shkruan NY Times.

Siç shkruan New York Times, sulmi ndaj Kajtazit erdhi vetëm dy muaj pasi redaktori tjetër i Insajderit, Parim Olluri, u rrah në mbrëmje teksa po shkonte në shtëpi me të fejuarën e tij, shkruan Insajderi.
Shtuar më 13/10/2017, ora 23:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori