New Born 1244!
Qeveria e arsyeton pranimin e 1244">1244 “për hapje rrugë Kosovës”, Stefanoviq thotë se formula e pranueshme nëse nuk përfshihet Deklarata e Pavarësisë, analistët thonë se Thaçi e shpëtoi karrierën. Brukseli, megjithatë, pret që e marta do të jetë “ditë e gjatë dialogu”

Disa ditë pasi akuzoi të tjerët për injorancë pse e kanë përmendur Rezolutën 1244">1244, kryeministri i Kosovës e pranon publikisht përfaqësimin e vendit tonë në forume rajonale në kuadër të kësaj rezolute. Hashim Thaçi i kishte quajtur “disfatistë dhe mosnjohës të realitetit” përfaqësuesit e opozitës që e akuzonin se po lejon përfaqësimin e Kosovës jo si republikë, por me rezolutën, e cila i kishte hapur rrugë protektoratit ndërkombëtar të Kosovës, shkruan Zeri.

Në fakt, kryeministri ka zgjedhur dy herë të njëjtin medium, Radion Evropa e Lirë, të japë dy versione krejt të ndryshme rreth çështjes së nismave rajonale, së pari kur thotë që “e heq gjithë atë mjegull apo pretendim zhurmues elektoral politik se diçka e tillë nuk do të lejohet të ndodhë, diçka e tillë as që është propozuar…”.

Disa ditë më vonë, në një prononcim të ri, shefi i qeverisë së Kosovës e pranon përfaqësimin e Kosovës edhe me Rezolutën 1244">1244.
Shtuar më 20/02/2012, ora 09:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori