Nesër i jepet lamtumira e fundit Astrit Deharit
Nesër pasdite do t'i jepet lamtumira e fundit aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit.

Lajmin e kanë bërë të ditur miq të tij dhe aktivistë, të cilët përmes rrjeteve sociale, kanë lajmëruar lamtumirën e fundit për aktivistin e VV-së.

orën 11:30 është bërë thirrje për t'u mbledhur para Bibliotekës Kombëtare, nga ku do të nisë "Marshi për Astritin", i cili do të përfundojë tek Sheshi Skënderbe.

Varrimi i Deharit do të bëhet në orën 14:00 në varrezat e fshatit Zllatar afër Matiqanit. /albeu.com/

Shtuar më 07/11/2016, ora 13:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori