Nesër vazhdon dialogu Prishtinë-Beograd
Pëlqej
Në Bruksel do të vazhdojnë negociatat Beograd-Prishtinë, njoftoi Zyra e Qeverisë së Serbisë për Kosovën Delegacioni serb do të udhëhiqet nga shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq.

Tema të diskutimit janë paraparë të jenë marrëveshja për asociacionin serb, energjetika, ura në Mitrovicë, liria e lëvizjes dhe integrimi i menaxhimit të kalimeve kufitare. Diskutimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të mbahen në ndërtesën e Shërbimeve Evropiane për Punë të Jashtme në Bruksel.

Është parashikuar që negociatat e tilla të vazhdojnë deri më 21 mars. Dialogu i mëparshëm ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në nivel teknik, me ndërmjetësimin e BE, u mbajt në fund të muajit shkurt, pas më shumë se një viti pauzë.

Shtuar më 18/03/2018, ora 17:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori