Aksident në Lezhë, makina përplaset me murin, rëndë drejtuesi i mjetit

Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor Lezhë-Kallmet ё afërsi të varrezave të qytetit. Një mjet tip Benz ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin rrethues të një banese,

Nga aksidenti ka mbetur i lënduar rëndë drejtuesi i mjetit, ndërsa pasagjeri nuk ka marrë lëndime.

Nga aksidenti është bllokuar lëvizja në këtë aks, ndërsa policia ka nisur zbardhjen e rrethanave të aksidentit./albeu.com


Shtuar 30.06.2022 16:58