Nesër të gjitha bizneset private në Mitrovicë janë të detyruara t'u japin pushim punëtorëve
Të gjithë punëtorët në Mitrovicë që punojnë në biznese private do të pushojnë nesër.

Në Mitrovicë subjektet afariste nuk do të punojnë për nder të Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve – 1 maji.

Këtë e ka bërë të ditur, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve ku janë diskutuar disa pika të rendit të ditës, që janë me interes për qytetarët e komunës së Mitrovicës.

Bahtiri në dakordim me ekzekutivin u pajtuan që nesër me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve “1 Maji” të jetë ditë pushimi për të gjitha bizneset në qytetin e Mitrovicës, me përjashtim të kafiterive, barnatoreve, furrave të bukës, pompave të benzinës dhe restoranteve.
Shtuar më 30/04/2019, ora 17:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori