U sulmua në protestë, Bardhi krah Berishës: Akt burracak i Edi Ramës

Ndonëse të ndarë në bindje brenda partisë, Gazement Bardhi ka dalë sot krah Sali Berishës, pas sulmit qëiu bë sot në protestë.

Në një postim në twitter, Bardhi e konsideron sulmin një akt burracak të Edi Ramës, ndërsa thekson se skenarët me dhunë ndaj kundërshtarit politik janë tipike të një regjimi të korruptuar dhe të kriminalizuar

“Skenarët me dhunë ndaj kundërshtarit politik janë tipike të një regjimi të korruptuar dhe të kriminalizuar. Akt burracak i Edi Ramës, që nuk tremb dot askënd. Duke dënuar me forcë sulmin fizik ndaj z. Berisha, bëj thirrje që autorët e vërtetë të vihen menjeherë përpara ligjit.” shkruan Bardhi.