Nesër seancë e jashtëzakonshme, pritet vazhdimi i mandatit të EULEX-it
Në seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës pritet të bëhet aprovimi i zgjatjes së mandatit të EULEX-it për dy vitet e ardhshme mund të mbahet nesër. "Edhe pse nuk është asgjë e sigurt, një seancë e jashtëzakonshme përflitet se mund të mbahet nesër", i ka thënë një burim nga Kuvendi i Kosovës.

Përkundër kësaj, deri më tani ende asgjë zyrtare nuk ka nga Kuvendi i Republikës së Kosovës për një seancë të jashtëzakonshme. Edhe pse mandati i EULEX-it përfundon nesër dhe Qeveria e Kosovë javën që shkoi ka marrë vendim që këtij misioni t’i zgjasë mandatit edhe për dy vjet, nga Kryesia nuk kanë treguar se kur do të mbahet seancë për këtë çështje.

Pas mbledhjes së Kryesisë, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se tani për tani është vendosur vetëm për një seance, atë të ditës së enjte, që është lajmëruar si seancë e rregullt.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të premten, ka votuar për vazhdimin e mandatit të misionit të EULEX-it, edhe për dy vjet të tjera.

Ditë më parë, kryeministri Isa Mustafa ka arsyetuar këtë vazhdim, duke u arsyetuar se kanë mbetur edhe shumë lëndë të tjera që ky mision ende nuk ka përfunduar. /albeu.com/
Shtuar më 13/06/2016, ora 14:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori