Nesër protesta kundër KEDS-it
Klubi Politik i Studentëve së bashku me disa organizata të tjera civile përmes një komunikate për mediat kanë njoftuar se nesër në orën 12.00 do të protestohet kundër KEDS-it.

“Gjatë konferencës, edhe një herë përsëritëm kërkesat tona, të cilat, ndër të tjera janë: 1. Ulja e çmimit të energjisë elektrike (prej më të shtrenjtëve në rajon); 2. Kthimi i tarifës së lire në orarin ditor (që praktikisht nuk ekziston); 3. Transparenca publike mbi pronarin e ri të Distribucionit, KESCO-n”, u tha në konferencën e organizuar nga Klubi Politik i Studentëve.

Thirrjes së Klubit Politik të Studentëve po i përgjigjen një sërë organizatash civile dhe individë të ndryshëm./albeu.com/

Shtuar më 11/01/2015, ora 16:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori