Kuvendi i
Kosovës, pas seancës maratonike për demarkacion me Malin e Zi, nesër do të vazhdoj një seancë të lënë në gjysmë.
Seanca e paralajmëruar të nis nga ora 10:00, ka 11 pika të rendit të
ditës.
Këto janë pikat e rendit të
ditës:
3. Votimi i rekomandimeve nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së
Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupi Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me vdekjen e dhunshme të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari,
4.
Shqyrtimi i Propozim-Programit të punës së Kuvendit të
Kosovës për vitin 2018,
5.
Shqyrtimi i parë i Projekt-Rregullores së Kuvendit,
6.
Shqyrtimi i
Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së
Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për Projektin e Autostradës Kijevë-Zahaq,
7.
Shqyrtimi i dytë i
Projektligjit nr. 06/L-004 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së
Kosovës,
8.
Shqyrtimi i dytë i
Projektligjit nr. 06/L-013 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-072 për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-214,
9.
Shqyrtimi i dytë i
Projektligjit nr. 06/L-014 për infrastrukturën kritike,
10.
Shqyrtimi i dytë i
Projektligjit nr. 06/L-015 mbi masat doganore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale,
11.
Shqyrtimi i Raportit të performancës së ndërmarrjeve publike për vitin 2015 dhe 2016,
12. Emërimi i dy (2) anëtarëve të Komisionin për verifikim dhe vendosje të pronave,
13. Emërimi i një (1) anëtari të Komisionit për kërkesa pronësore.
Shtuar më 22/03/2018,
ora 16:47