Nesër mbahet seanca e fundit për Mujën
Nesër parashikohet të jetë seanca e fyndit gjyqësore për kryetarin e Prizrenit Ramadan Muja dhe vartësit e tij.

akuzuarit nesër do të kenë mundësinë e fundit për të hedhur poshtë akuzën e ngritur për keqpërdorimi të detyrës zyrtare.

Prokuroria ka kërkuar dënim për të akuzuarit duke thënë se me vetëdije e kanë kryer veprën penale. Por, mbrojtja ka thënë se Prokuroria nuk ka asnjë fakt për pretendimet e saj.

Sipas aktakuzës, nën organizim të Mujës, toka kishte kaluar nga AKP-ja në pronësinë e komunës brenda një dite.

Të pakën në dy raste të pandehurit në bashkëveprim kthyen tokën e AKP-së në pronë komunale, për t'a dhënë më pas në shfrytëzim pa kompensim të kompanive private.

Prokurorja Natasha Vickery, është shprehur në seancën se dëmi që komuna i ka shkaktuar AKP-së llogaritet më tepër se 100 mijë euro. /albeu.com/
Shtuar më 24/02/2014, ora 12:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori