Nesër mbahet grevë njëditore në arsimin parauniversitar
Shkollat e arsimit parauniversitar në Kosovë do ta bojkotojnë mësimin në ditën e premte, më 30 janar, në shenjë pakënaqësie për moszbatimin e Kontratës Kolektive nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, tha se të premten duke filluar nga ora 08:00 do të mbahet grevë njëditore, derisa i ka porositur prindërit që të mos i dërgojnë fëmijët në shkolla, pasi që do të mbesin jashtë objekteve shkollore.

Kryetari Jasharaj ka thënë se kërkesat e tyre mbesin të njëjta, siç është pagesa prej dy euro në ditë për shujtë të mësimdhënësit, realizimi prej 0,5 për qind i pagesës për çdo vit të punës, 70 për qind e mjeteve për mësimdhënësit udhëtarë si dhe tre paga suplementare, të cilat janë të garantuara me Ligjin e Punës dhe Kontratën Kolektive. /albeu.com/
Shtuar më 29/01/2015, ora 13:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori