Nesër KQZ-ja shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në Kosovë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se nëse nuk ka ndodnjë ankesë në PZAP dhe Gjykatën Supreme, atëhërë nesër priet të shpallen rezultatet përfundimtarezgjedhjeve të 6 tetorit.

Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së ka thënë për Indeksonlinen se në respektim të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të veprojë në përputhje me këtë ligj sa i përket shpalljes së rezultateve përfundimtare.

"Ligji për zgjedhjet e përgjithshme e lejon mundësinë që të bëhet ankesë brenda 24 orëve në PZAP, lidhur me administrimin e numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Prandaj, duke e ditur se të martën rreth mesnatës është përbmyllyur procesi i numërimit të fletëvotimeve sipas vendimit të Gjykatës Supreme, KQZ-ja është e obliguar që të respektojë këtë afat ligjor", ka thënë Elezi.

Ai ka thënë se ashtu siç ju kemi informuar, KQZ-ja do të komunikojë me institucionet përkatëse për të marrë konfirmim se nuk kanë ndonjë çështje në shqyrtim e pastaj do të mund të shpallë rezultatet përfundimtare të këtyre zgjedhjeve.

"Nëse nuk do të ketë ankesa brenda këtij afati, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’i shpallë rezultatet përfundimtare gjatë ditës së enjte (7 nëntor)", ka thënë ai.
Shtuar më 06/11/2019, ora 11:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori