Nesër homazhe në Kuvendin e Kosovës, kur do të varroset Daci
Zëvendësministri i Diasporës në Qeverinë e Kosovës Arian Daci do të varroset të dielën e 27 janarit në varrezat e qytetit të Prishtinës në Dragodan. Daci humbi jetën tragjikisht nga një ortek bore në Brezovicë.

Po gjatë ditës së nesërme janë paraparë homazhe në hollin e Kuvendit të Kosovës, prej orës 10:30 deri në 11:45.

Ndërkohë në mesditë do të mbahet mbledhje komemorative në Teatrin kombëtar.

Daci do të varroset në orën 13:00 shkruan ekspress.

Arian Daci, djali i Nexhat Dacit ishte i apasionuar pas skijimit dhe sporteve të rrezikshme.
Shtuar më 26/01/2019, ora 21:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori