Nesër flet Uilliamsoni. A ka politikanë të akuzuar?!
Shefi i Task-Forcës Speciale, Clint Uilliamson flet nesër në Bruksel, pas tre vitesh hetime.

Gjatë konferencës që do të mbahet nesër paradite, Uilliamsoni do të bëjë publike edhe për mediat gjetjet e hetimeve 3-vjeçare të raportit të Dick Martyt.

Ai do të bëjë publike hetimet, pas një punë të lodhshme dhe pasi ka vizituar tre kryqytete ballkanike, Tiranën, Prishtinën dhe Beogradin.

Së fundmi, Ualliamson ishte në Kosovë, ku takoi presidenten Jahjaga dhe ministrat Hajredin Kuçi, Bajram Rexhepi e Agim Çeku, por nuk takoi kryeministrin Hashim Thaçi.

Task-Forca speciale që heton pretendimet për krime lufte në Kosovë është themeluar në vitin 2011-të.

Konferenca online e Clint Uilliamson nis nesër në orën 10:30 minuta nga zyrat qendore në Bruksel dhe mund ta ndiqni edhe online në këto faqe: www.sitf.eu dhe në http://video.consilium.europa.eu. /albeu.com/
Shtuar më 28/07/2014, ora 16:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori